26-04-2024

Rikthimi i shërbimeve në DEF-in e Prizrenit kah mesi i shkurtit

Deri në mesin e shkurtit pritet të përfundojë rinovimi i ndërtesës së Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa (DEF), kur edhe pritet rikthimi i shërbimeve për tatimin në pronë dhe disa shërbimeve tjera komunale, të cilat për shkak të punimeve janë bartur në ndërtesën e administatës së Komunës, shkruan sot “GazetaePrizrenit.net”.

Gazeta ka mësuar se përurimi i tyre pritet të bëhet në kontekstin e shënimit të përvjetorit të Shpalljes së Pavarësisë së vendit, më 17 shkurt.

Komuna ka njoftuar se punimet po vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë. “Një ndërtesë, për të cilën nuk është investuar për më shumë se 50 vite, tani po shndërrohet në një ambient modern, të shëndetshëm e të përshtatshëm për punë, ku shërbimet për qytetarë do të ofrohen më shpejtë dhe në mënyrë efikase”, thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.