26-04-2024

Rita Ora bën homazhe për Aviciin, këndon “Lonely Together”

Ora kujton Aviciin gjatë “Javës së Madhe”, një festival i organizuar nga BBC Music. Këngëtarja dhe Aviçi, që u gjet i vdekur në Oman më 20 prill, kanë bashkëpunuar në këngën hit “Lonely Together”.

Në skenën e Swansea në Uells, Ora këndoi këngën ndërsa në ekran pas saj u shfaq shkrimi “Avicii 1989 – 2018”. “Është gjithmonë e vështirë për mua ta këndoj, kështu që ju falënderoj kaq shumë që më ndihmuat të këndoj këtë këngë”, tha Rita Ora./gazetashqip/

Asnjë koment

Comments are closed.