Rrahja mes shqiptarëve në aeroplan vazhdoi edhe në parkingun e aeroportit, arrestohen dy persona
Një përleshje e pazakontë dhe shumë e rëndë ka ndodhur në mes disa shqiptarëve të cilët po udhëtonin në një aeroplan të linjës Prishtinë-Basel gjatë pasdites së djeshme.
Në një video të publikuar mbrëmë shihej se rrahja kishte vazhduar për një kohë mjaftë të gjatë.
Rasti është konfirmuar nga policia teksa u bë e ditur se dy personat e përfshirë në këtë incident janë arrestuar.
Policia e kantonit të Zvicrës ka njoftuar se tashmë është në dijeni të incidentit, por sipas këtyre të fundit kjo gjë është përgjegjësi e autoriteteve kompetente franceze.
Aeroplani në fjalë ishte nisur në orën 16:00 nga Prishtina për në Basel.