Rrahja mes shqiptarëve në aeroplan vazhdoi edhe në parkingun e aeroportit, arrestohen dy persona

Një përleshje e pazakontë dhe shumë e rëndë ka ndodhur në mes disa shqiptarëve të cilët po udhëtonin në një aeroplan të linjës Prishtinë-Basel gjatë pasdites së djeshme.

Në një video të publikuar mbrëmë shihej se rrahja kishte vazhduar për një kohë mjaftë të gjatë.

Rasti është konfirmuar nga policia teksa u bë e ditur se dy personat e përfshirë në këtë incident janë arrestuar.

Policia e kantonit të Zvicrës ka njoftuar se tashmë është në dijeni të incidentit, por sipas këtyre të fundit kjo gjë është përgjegjësi e autoriteteve kompetente franceze.

Aeroplani në fjalë ishte nisur në orën 16:00 nga Prishtina për në Basel.

Lexo edhe:
https://gazetaeprizrenit.net/a-do-te-kete-ndryshim-ne-kabinetin-e-kryetarit-haskuka/