26-04-2024

Rrahje në Prizren, një person i lënduar

Një person është lënduar në Prizren, pas sulmit fizik nga disa të dyshuar, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar raportit 24 orësh të Policisë, dyshohet se inicidenti  ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte viktima me të dyshuarit.

“Rr. Nazim Buduri, Prizren 22.03.2023 – 20:00. Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga disa të dyshuar meshkuj  kosovarë. Incidenti dyshohet të ketë ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshje që kishte viktima me të dyshuarit. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve ka lëndime të lehta. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuari mashkull  kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.

Asnjë koment

Comments are closed.