Rrëfehet nxënësja nga Drenasi, tregon historinë me arsimtarin dhe policin
Sot ka munguar në shkollë A.G. Ajo nuk po ka guxim të ballafaqohet me bashkëmoshatarët e saj, të cilët tashmë e kanë kuptuar se ishte viktimë seksuale e arsimtarit të saj, Shkelzen Xhekaj dhe hetuesit policor, Vesel Veseli.
E ligsht fizikisht, por e fortë shpirtërisht, vajza nga Drenasi ka rrëfyer për Insajderin gjithë përvojën e saj të përjetuar që nga mosha 15 vjeç e gjysmë.