03-11-2024

Rregullohen rreth 850 metra trotuar për në shkollën e Ngucatit të Malishevës

Në kuadër të realizimit të projekteve për vitin 2018 dhe në kuadër të investimeve në rregullimin e infrastrukturës së përgjithshme nëpër vendbanimet e Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi i trotuarit në fshatin Ngucat.

 

Një njoftimin e zyrës për media të Komunës së Malishevës, thuhet se punimet në realizimin e këtij projekti, sot i kanë parë nga afër edhe nënkryetari i komunës, Hajdin Berisha dhe drejtori i urbanizimit, Islam Vrenezi.

 

Ata janë njoftuar me ecurinë e punimeve në ndërtimin e këtij trotuari, i cili ka rëndësi të madhe për banorët, e në veçanti për nxënësit e këtij fshati, pasi janë të detyruar që të ecin përgjatë rrugës nga shtëpitë e tyre, e deri në shkollë.

 

Punimet në këtë trotuar kanë filluar dhe janë ecur mbarë, ndërsa gjatësia e trotuarit është rreth 850 metra, përgjatë rrugës kryesore, deri në shkollë, dhe financohet nga buxheti i Komunës së Malishevës.

 

Asnjë koment

Comments are closed.