Rreth 28 mijë qytetarë qarkulluan në kufirin Kosovë – Shqipëri gjatë 24-orëve të fundit

Edhe pse jemi në orët e fundit të mbërritjes së Vitit të Ri fluksi i lëvizjes në PKK Morinë vijon të jetë i lartë.

Shumë udhëtarë po shpejtojnë të lëvizin nëpërmjet Morinit në drejtim të Tiranës, por ka edhe nga ata që po kthehen në vendlindje për natën e ndërrimit të viteve.

Nërkohë sipas të dhënave zyrtare nga PKK Morinë bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit në hyrje kanë kaluar kufirin 12596 shtetas me 5875 mjete, ndërsa në dalje numri është më i madhe pasi kthimi i emigrantëve kosovarë nga vendet e Evropës e kalimi nga Shqipëria transit e ka rritur numrin e qytetarëve në 15326 shtetas me 7236 mjete.

Gjithsej janë 27992 qytetarë që kanë lëvizur në Morinë gjatë 24 orëve të fundit si në hyrje dhe dalje të kufirit, ndërsa 14 sportele vijojnë të jenë në punë për të shmangur krijimin e radhëve edhe për vetë faktin e zbatimit të marrëveshjes mes dy vendeve Kosovës e Shqipërisë për kalimin e procedurave të përshpejtuara gjatë periudhës së festave dhe sezonit turistik verorë./A2 CNN