26-04-2024

Rreth 40 automjete të vjetra ekspozohen në festivalin “Oldtimerfest” të Prizrenit

Rreth 40 automjete të prodhuara, të paktën 40 vjet më parë, janë ekspozuar në qendër të Prizrenit, fundjavën që shkoi, në kuadër të edicionit të 13-të  të festivalit “Oldtimerfest”.

 

Në njoftimin e komunës, thuhet se automjetet, modele të vjetra, kanë rrugëtuar qindra kilometra drejt Prizrenit nga shtete të ndryshme të rajonit, si: Sllovenia, Hungaria, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia.

 

Ekspozimi i tyre ka zgjuar interesimin e qytetarëve për t’i parë ato nga afër, andaj në qendër janë parë shumë persona të moshave të ndryshme.

 

Aktivitetet e organizuara nga “Oldtimer Club” Prizren do të vazhdojnë sot me udhëtimin e përbashkët të këtyre automjeteve në qytetin e Stambollit në Turqi./gazetaeprizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.