24-11-2024

Rreth 45 mijë kërkesa për shtyrje të kredive nga kosovarët – vlera 1.3 miliardë euro

Bankat komerciale në Kosovë kanë pranuar rreth 45 mijë kërkesa, në vlerë 1.3 miliard eurove, për shtyrje të pagesave të kësteve të kredive, pas situatës së krijuar nga pandemia me koronavirus.

Banka Qendrore e Kosovës (BQK), së bashku me Shoqatën e Bankave, patën marrë vendim që bizneset dhe individët, të cilët kanë pasur rënie të të hyrave për shkak të sëmundjes COVID-19, që shkakton koronavirusi t’iu mundësohet pezullimi i pagesave të kësteve të kredisë, nga data 16 mars për një periudhë 3-mujore.

Kushtrim Ahmeti, zëdhënës në BQK, në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, ka bërë të ditur se vlera e tërësishme e 44,670 kërkesave për shtyrje të pagesës së kësteve deri më 31 mars 2020 është 1.3 miliard euro.

“Sa i përket aspektit në kontekst sektorial, bizneset përbëjnë shumicën e vlerës së kërkesave për shtyrje prej 30,3 për qind e portofolit kreditor apo 71,5 për qind e gjithsej vlerës së kërkesave. Sa u përket personave fizikë, gjithsej kërkesat ishin 12,1 për qind e portofolit kreditor, ku 39,5 për qind e tyre janë kërkesa të personave fizikë që janë punonjës në sektorin privat”, thotë

Si do të mund ta qetësojë Kosova tronditjen e pritshme ekonomike?

Të punësuarit në sektorin privat në Kosovë janë ata të cilët janë prekur më së shumti nga masat që Qeveria në detyrë e Kosovës ka marrë për parandalimin e përhapjes së virusit.

Mbyllja e detyrueshme e aktiviteteve ekonomike në sektorë të ndryshëm kishte bërë që punëmarrësit të detyrohen të pezullojnë nga puna shumë punëtorë.

Gjatë muajit prill, ndërkaq, bazuar në të dhënat preliminare të BQK-së, thuhet se nuk ka rritje të numrit të kërkesave për shtyrje të kredive.

Vlera totale e kredive në bankat komerciale sipas të dhënave të BQK-së, deri në fund të muajit shkurt 2020, ishte mbi 3 miliardë euro.

Asnjë koment

Comments are closed.