06-05-2024

Rrëzohet një aeroplan në Maqedoni, katër të vdekur

Katër pasagjer nga Bullgaria kanë humbur jetën sot pasdite gjatë rrëzimit të avionit të tipit “Cesna”, i cili u rrëzua në “Sollunska Glava”, njoftojnë nga Agjencia për fluturime civile, nga ku thonë se paraprakisht aeroplani ka humbur nga radari.

Mbetjet nga aeroplani dhe trupat e pajetë të katër udhëtarëve u gjetën nga helikopterët dhe ekipet e shpëtimit të MPB-së.

 

Sipas të dhënave të Agjencisë për fluturime civile, aeroplani ka fluturuar nga Ohri drejtë Sofjes, shkruan Alsat-m.

 

Asnjë koment

Comments are closed.