24-11-2024

Rrihet fort në vreshta, një muaj paraburgim dy të dyshuarve

Prokuroria Themelore e Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën Themelore të Gjakovës, për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy të pandehurve, Q.I., dhe L.R., nga Gjakova, me dyshimin e bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, nga neni 186 paragraf 1 pika 1.1 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Më 14.09.2019, në vreshtat e “Stone Casle”, në Komunën e Rahovecit, të pandehurit Q.I., dhe L.R., me dashje e në bashkëkryerje i shkaktojnë lëndime të rënda trupore, tashmë të dëmtuarit M.P. Rasti ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje verbale që kishin, ku më pas dy të pandehurit e sulmojnë fizikisht të dëmtuarin, duke e goditur disa herë me grushte e shqelma në pjesë të ndryshme të trupit, duke i shkaktuar lëndime në mushkëri dhe në kokë. Së pari ka filluar të trajtohet në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku atij i është keqësuar gjendja shëndetësore dhe me rekomandimin e mjekëve dërgohet në QKUK në Prishtinë, për trajtim të mëtutjeshëm.

 

Prokurori i rastit, ndaj të të pandehurve ka bërë kërkesë për caktimin e paraburgimit në afat prej 30 ditësh dhe po e njëjta masë është pranuar dhe shqiptuar nga gjykata kompetente./Indeksonline/

 

Asnjë koment

Comments are closed.