Hajduti kapet derisa tentoi të vidhte në një shtëpi në Prizren

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi është kapur duke vjedhur në një shtëpi në Prizren.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë,

Sipas policisë, i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili nga viktima mashkull K/Shqiptar ishte kapur në flagrancë pasi ai në shtëpinë e viktimës kishte tentuar të kryej vjedhje.

“I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë. /GazetaePrizrenit.net