Sancho e cilëson si të çmendur ndeshjen me Kosovën
Anësori i Anglisë, Jadon Sancho, e ka cilësuar si lojë të çmendur fitoren 5 me 3 ndaj Kosovës.
Kosova pësoi humbjen e parë pas 15 ndeshjeve pa humbje, por arriti të vështirësonte punët për Anglinë duke u kthyer nga disavantazhi prej 5 me 1 në 5 me 3, në pjesën e dytë.
“Ishte ndeshje e çmendur! Jam i lumtur që shënova golin tim të parë për Anglinë. Goli i parë i tyre ishte një gabim i madh, por u rikthyem fuqishëm”, ka thënë Sancho që realizoi dy golat e fundit të Anglisë./koha.net