20-04-2024

“Një ndeshje e çmendur” – titujt e mediave angleze për ndeshjen kundër Kosovës

Mediat angleze kanë reaguar pas fitores së Anglisë 5:3 kundër Kosovës në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.Pasi pranuan gol pas 34 sekondash në Southampton, Anglia u përgjigj me pesë gola në pjesën e parë kundër Kosovës, shkruan Zëri.info.

Megjithatë, Kosova u këndell dhe shënoi dy gola në pjesën e dytë për të humbur 5:3, me Harry Kane që humbi penalltinë për djelmoshat e Gareth Southgate.

Pas ndeshjes kanë reaguar edhe mediat në Angli, të cilat janë parë të befasuara nga forca e Kosovës në këtë ndeshjes.“Sancho shënon dopeietë dhe Sterling shkëlqen, por Southgate largohet me ‘kokëdhimbje’ defanzive pas një ndeshje të çmendur”, shkruan “Mirror”.

Ndërsa, “The Sun”, shkruan: “Kane, Sancho dhe Sterling shkëlqejnë në sulm, por problemet në mbrojtje janë një shqetësim”.“Problemet në mbrojtje ia dëshmojnë Southgatet se duhet të reagojë në Euro”, shkruan në mes të tjerash

Ndërkaq, “Daily Mail” shkruan: “Në disavantazh pas 34 sekondash, 5:1 pas pjesës së parë dhe 5:3 në fund. Anglia lidere në grup pas fitores ndaj Kosovës në një triler prej tetë golash në ‘St Mary’s”.

Asnjë koment

Comments are closed.