Seanca për shkarkimin e Qeverisë Kurti, në Kuvend kanë filluar të shkojnë deputetët
Kuvendi i Kosovës sot mban seancën për të shqyrtuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë së Republikës së Kosovës, propozuar nga Grupi Parlamentar i LDK-së.
Seanca do të mbahet në bazë të kërkesës së 44 deputetëve dhe pritet të nis në orën 11:00.
Në Kuvend tashmë kanë filluar që të shkojnë deputetët e Republikës së Kosovës.
Ndër ta në objektin e Kuvendit është parë duke hyrë edhe amabsadori i SHBA-ve, Philip Kosnett.