Sejdiu me dy miqtë e kombit shqiptar, ish-presidentët Clinton e Mesiq
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton po qëndron në Kosovë për nder të 20 vjetorit të çlirimit të vendit.
Pas pritjes që i është bërë gjatë ditës nga krerët e shtetit, Clinton dhe ish-sekretarja e shtetit amerikan, Madeline Albright kanë darkuar në njëri nga restaurantet e kryeqytetit, shkruan Indeksonline.
Në këtë darkë pos liderëve e ambasadorëve, ka marrë pjesë edhe ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.
Në një fotografi që po qarkullon në media, shihet Sejdiu me dy miqtë e kombit shqiptar, ish-presidentin Clinton dhe ish-presidentin Stjepan Mesić.