Sekuestrohen dy pushkë dhe fishekë në një fshat të Suharekës
Policia e Kosovës ka sekuestruar 2 pushkë dhe 209 fishekë në Suharekë.
Mirëpo, i dyshuari ka deklaruar se këto armë dhe municione i ka në posedim që nga koha e luftës në Kosovë.
Në konsultim me prokurorin kujdestar, personi në fjalë është liruar në procedurë të rregullt.
“Në Vraniç të Suharekës sekuestrohen 2 (dy) Pushkë dhe 209 fishekë. Disa muaj më herët, Sektori I Hetimeve i Stacionit Policor të Suharekës nëpërmjet rrugëve operative ka pranuar një video regjistrim ku shihet një sasi e konsiderueshme e municionit. Pas hetimeve preliminare është arritur që të identifikohet i dyshuari. Me datë 09.01.2024, në koordinim me prokurorin kujdestar është kryer një kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në fshatin Vraniç të Suharekës, gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar: Një Pushkë automatike AK-47, tre karikator të pushkës automatike, Një pushkë gjysmë automatike me dylbi dhe Dyqind e nëntë (209) fishek te kalibër 7.62 mm. I dyshuari ne deklaratën e tij ka pranuar se këto armë dhe municione kanë qenë në pronësi të tij të cilat I kishte në posedim që nga koha e luftës në Kosovë. Pas intervistës në konsultim me prokurorin kujdestar I dyshuari lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në komunikatën e Policisë.
Po ashtu, bëhet e ditur se janë sekuestruar armët dhe kanë filluar hetimet për veprën penale “Mbajtje në pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim i pa autorizuar i armës”./teve1,info/.