Serbia kërkon që t’i hiqet “Republika” Kosovës, amerikanët nuk e lejojnë këtë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic ka kërkuar që në marrëveshjen e sotme të hiqet “Republika e Kosovës” dhe të mbetet vetëm “Kosova”, shkruan Gazeta Metro.
Mirëpo, kjo kërkesë nga Serbia nuk është pranuar nga amerikanë dhe nikoqiri i takimit Richard Grenell.
Kjo është bërë nga amerikanët për shkak të ikjes së ankesave nga serbët dhe shkuarjes drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Një gjë e tillë është bërë e ditur edhe nga gazetari i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi i cili ka marrë vesh nga delegacioni kosovar ku po qëndron në Uashington.
Kelmendi ka thënë se Kosova dhe Serbia janë gati për nënshkrimin e marrëveshjes ekonomike mes dy vendeve./gazetametro.net