26-04-2024

Sërish therje me thikë në lagjen ”Bajram Curri” të Prizrenit

Zëdhënësi i DRP në Prizren, Shaban Osmanollaj, njofton se sot rreth orës 15:39 minuta, Emergjenca e Spitalit të Prizrenit ka njoftuar se aty është sjellë një person i therur me thikë, por që ndodhej jashtë rrezikut për jetë.

Viktima i lindur në vitin 2003, ka lëndim të lehtë trupor (therje me thikë), nga një person ende i panjohur për policinë.

Viktima, pas trajtimit mjekësor po intervistohet në stacionin policor në Prizren, ka njoftuar për TV Prizrenin zëdhënësi Osmanollaj.

Ndryshe, rasti ka ndodhur sërish në rrugën ”Nexhat Fanaj”, shumë afër vendit të incidentit fatal të para më shumë se një muaji ku kishte humbur jetën një nxënës i shkollës së mjekësisë si pasojë e goditjes me thikë.

Asnjë koment

Comments are closed.