22-11-2024

Shabani takohet me drejtorë dhe me përfaqësues të prindërve të shkollave të Sharrit (ish-Dragashit)

Kryetari i Komunës  së Dragashit, Shaban Shabani është takuar me përfaqësuesit e Këshillit të Prindërve të shkollave dhe drejtorët e shkollave, me të cilët, siç njoftohet është diskutuar rreth situatës aktuale, tashmë kur greva e përgjithshme e mësimdhënësve mbushi dhjetë ditë.

Në njoftim thuhet se ata dje kanë diskutuar për nevojën e tejkalimit nga kjo situatë e krijuar duke pasur parasysh në theks të veçantë interesin e nxënësve për vijim të mësimit. Në të njëjtën kohë, i është kërkuar Sindikatës së Arsimit në Dragash që në koordinim me SBASHK-un të gjejnë alternativën në mënyre që procesi mësimor të vazhdoj.

“Sugjerimi jonë është që në koordinim me SBASHK-un të ndërpritet greva dhe të filloj procesi mësimor. I kuptojmë shqetësimet e mësimdhënësve, e theksova nevojën për vazhdim të dialogut ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe SBASHK-ut, për të arritur deri tek zgjidhja që do të shënonte fundin e grevës dhe rifillimin e mësimit”, citohet të ketë thënë Shabani. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.