26-11-2024

Shaqir Totaj, zgjidhet një nga dy nënkryetarët e PDK-së

Partia Demokratike e Kosovës, ka zgjedhur nënkryetarët e partisë dhe sekretarin e përgjithshëm.

Në këto emërime të reja të cilat i ka bërë kryesia e PDK-së, nuk është asnjë prej figurave të vjetra si nënkryetar i kësaj partie, ndërsa një nga dy nënkryetarët e këtij subjjekti politik është zgjedhur edhe kryetari i degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj.

Kjo është lista e emërimeve të reja:

Uran Ismaili – Sekretar i Përgjithshëm i PDK-së; Agim Aliu, nënkryetar; Shaqir Totaj, nënkryetar; Abelard Tahiri, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Organizative; Betim Gjoshi, Udhëheqës i Departamentit për Çështje Elektorale; Blerand Stavileci, Drejtor Ekzekutiv i partisë; Hajredin Kuçi, udhëheqës i Departamentit për Politika Programore; Enver Hoxhaj, udhëheqës i Departamentit për Marrëdhënie Ndërkombëtare; Elmi Reçica, udhëheqës i Departamentit për Çështje të Diasporës; Sami Lushtaku, udhëheqës i Departamentit për Vlera të Luftës; Xhavit Haliti, udhëheqës i Departamentit për Grupe të Interesit; Migjen Kelmendi, udhëheqës i Departamentit për Media dhe Rrjete Sociale; Muzafer Shala, udhëheqës i Departamentit për Rini dhe Inovacion; Safete Hadërgjonaj, udhëheqëse e Departamentit Financa dhe Anëtarësi; Bajrush Xhemajli, Udhëheqës i Departamentit për koordinim me deputetë, ekzekutivin dhe asamblistët; Blerta Deliu-Kodra, udhëheqëse e Departamentit Çështje Gjinore.

Kryetari Kadri Veseli dhe Kryesia e PDK-së kanë përgëzuar të porsa zgjedhurit për përgjegjësitë e reja, duke vlerësuar lartë demokracinë e brendshme të shfaqur gjatë procesit zgjedhor.

Asnjë koment

Comments are closed.