26-04-2024

Shaqiri: Të bashkuar mund të arrijmë shumë

Ylli kosovari i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri u ka bërë thirrje bashkëlojtarëve të tij para finales së madhe në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenhamit, që së bashku ata mund të arrijnë edhe më shumë.

Skuadra e Jurgen Klopp e arriti finalen e dytë radhazi në garën elitare evropiane pasi e mundi 4:0 Barçën në ndeshjet e kthimit në Anfield, edhe pse ndeshjen e parë e kishte humbur 3:0, shkruan ksp.

Të kuqtë tani janë duke u përgatitur në kampin stërvitor në Marbella, për finalen e 1 qershorit në Wanda Metropolitano në Madrid. Shaqiri beson se kjo do t’i ndihmojë skuadrës të jetë edhe më e bashkuar.

“Gjëja më e rëndësishme për një grup të madh është të jetë i bashkuar”, tha numri 23 për Liverpoolfc.com.

“Së bashku, ne mund të arrijmë shumë, këtë e kemi parë në ndeshjet si ajo ndaj Barcelonës, për shembull”, shtoi ai.

Asnjë koment

Comments are closed.