19-04-2024

Shehu: Asnjë nga 42 testet e sotme nuk doli me Covid-19 në Prizren

Drejtori për Shëndetësi në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu ka njoftuar se sot Komunën e Prizrenit janë bëre 42 teste, të gjithe rastet jane gjurmime te kontakteve.

Për fat të mirë, asnjëri nga rastet nuk ka dalë pozitiv me COVID-19, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ndryshe sot është dita e dytë radhazi, pa të infektuar. Të infektuar, sot nuk ka pasur as  në rajonin e Prizrenit.

Do theksuar se që nga fillimi i pandemisë, tre persona të infektuar kanë ndërruar jetë në Prizren.

Asnjë koment

Comments are closed.