18-04-2024

Shërohet një person me koronavirus në Prizren

Drejtori komunal i shëndetësisë së Prizrenit, Visar Shehu, përmes një shkrimi ka njoftuar se edhe personi i tretë në Prizren është shëruar nga koronavirusi.

“Sonte kemi edhe nje lajm te mire! I rezultuari i 3-te pozitiv me virusin Covid-19 ne komunen e Prizrenit tanime llogaritet i shëruar”, ka konfirmuar Shehu.

Tutje, ai tregoi se i infektuari ka rezultuar negativ pas dy testeve për koronavirus.

“Pas dy testeve te cilat i kane dalur negativ pa patur nevoje per hospitalizim tanime kemi edhe nje te sheruar ne Prizren”, ka thënë drejtori.

Gjithashtu, edhe në Malishevë – një ndër komunat më të prekura me koronavirus, janë konfirmuar pak më parë se janë shëruar tre persona nga koronavirusi.

 

Asnjë koment

Comments are closed.