Shëtitja në park e mirë për shëndetin
Një shëtitje në park është me të vërtetë e mirë, pasi kalimi i kohës në natyrë rrit shëndetin afatgjatë, zbuloi një studim.
Ikja nga ‘xhungla urbane’ në hapësirë të gjelbër zvogëlon rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve kardiovaskulare, vdekjes para kohe, stresit dhe presionit të lartë të gjakut, transmeton KP.
Britanikët janë gjithashtu të ekspozuar ndaj shumë baktereve të ndryshme që nxisin sistemin e mbrojtjes së trupit. Entuziastët gjithashtu kanë më shumë gjasa të raportojnë shëndet të mirë në përgjithësi duke reduktuar mbështetjen ndaj barnave.
Në Britaninë e Madhe, 11.7 milionë ditë pune humbasin çdo vit për shkak të stresit, depresionit ose ankthit.
Autori kryesor i studimit Caoimhe Twohig-Bennett, nga Universiteti i Anglisë Lindore thotë se kalimi i kohës në natyrë ka efekt pozitiv për shëndetin, pasi që deri më tani ndikimi afatgjatë në mirëqenie nuk është kuptuar plotësisht.
“Ne kemi mbledhur prova nga mbi 140 studime që përfshijnë më shumë se 290 milionë njerëz për të parë nëse natyra me të vërtetë siguron një nxitje shëndetësore”, tha ai.