20-09-2020

“Shi” merimangash në Australi, pemët e parqet mbulohen nga rrjetat e tyre

Merimangat në Australi duket sikur bien nga qielli teksa kanë pushtuar qytetin. Në këto foto shohim se qyteti Goulburn në Australi është pushtuar nga rrjetat e merimangave.

Nëse në vende të tjera kjo situatë do të kishte shkaktuar panik në disa qytete të Australisë, ky moment njihet si sezoni i merimangave, transmeton shqiptarja. Pemë, parqe dhe rrugë janë të mbuluara nga rrjetat e merimangave duke krijuar imazhe sureale që duket sikur i përkasin një bote tjetër.

Disa lloje merimangash ngjiten në majat e bimëve dhe pemëve dhe hidhen, duke përdorur mëndafshin e tyre si parashuta të vogla. Janë pikërisht rrjetat e tyre që i ndijojnë ato migruar.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.