26-11-2024

Shkarkohet drejtori i Hidroregjionit në Prizren, Besim Baraliu

Bordi i përkohshëm i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, i emëruar javën e kaluar nga Qeveria e Kosovës, ka shkarkuar sot Besim Baraliun, kryeshefin e ndërmarrjes.

Në mbledhjen e mbajtur të martën, bordi i drejtorëve të KRU “Hidroregjioni Jugor” i ka ndërprerë Baraliut kontratën e punës.

Ndonëse ende nuk janë bërë të ditura arsyet e shkarkimit të Baraliut, dyshohet se shkak për shkarkimin e tij janë problemet që ish-kryeshefi ka pasur me ligjin./io

Asnjë koment

Comments are closed.