20-04-2024

Shkatërrohen e vidhen fidanet e drunjve të mbjella nga komuna

Përsëri janë dëmtuar dhe vjedhur dhjetëra fidane të reja të drunjve,  të mbjella nga ana e komunës. Përmes disa fotografive të publikuara, në faqen e facebokut të kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, paraqiten pamje të veprimeve të turpshme, të personave të pandërgjegjshëm, të cilat duhet ndëshkuar.

 

“Ata që dëmtojnë natyrën dëmtojnë të tashmen, por edhe të ardhmen e fëmijëve tanë, prandaj shpresoj që policia t’i gjej përgjegjësit sa më shpejt”, thuhet në këtë publikim.

 

Megjithëse nuk është përmendur lokacioni, nga pamjet e paraqitura duke se fjala është për drunj të mbjellë skaj një rrugë magjistrale.

 

“Kriminelët dhe vandalët nuk na ndalin! Prizreni po bëhet përkundër sabotimeve të vandalëve që shkatërrojnë investimet komunale. Gjelbërimi do t’i kthehet Prizrenit”, përfundon postimi. /gazetaeprizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.