27-07-2024

Shkeli urdhrin mbrojtës dhe e kërcënoi gruan, arrestohet një person në Prizren

Një person në Prizren, është arrestuar të premten, pasi dyshohet se  e ka shkelur urdhrin mbrojtës duke iu afruar gruas së tij.

Sipas policisë, ai edhe e ka kanosur viktimën.

I dyshuari u dërgua në mbajtje, pasi prokurori vendosi ashtu, njofton policia./KK

Asnjë koment

Comments are closed.