24-11-2024

Shkolla “Lekë Dukagjini” e Prizrenit promovon vlerat në multikulturalizëm dhe multigjuhësi (foto)

Me temën ” Multikulturalizmi dhe multigjuhësia është vlerë e një populli” shkolla “Lekë Dukagjini” sot ka mbajtur një debat për të promovuar vlerat e saj si vatër diturie, e cila në kontinuitet promovon këto cilësi njerëzore.

Pos gjuhës shqipe, në këtë shkollë procesi mësimor zhvillohet edhe në atë boshnjake.

Drejtoresha e saj, Jehona Krasniqi-Morina ka thënë se ky debat ishte finalizimi i fazës së parë të projektit  “FRED” që realizohet në bashkëpunim me Këshillin e Evropës.

Fotografia e Jehona Krasniqi

Përpos menaxhmentit të shkollës, në debat morën pjesë prindërit, nxënësit, mësimdhënësit, ndërsa nga institucionet nënkryetarja e Komunës së Prizrenit nga radhët e komuniteteve, Memnuna Ajdini, deputetja Emilija Rexhepi nga NDS, pastaj kuvendar komunal, përfaqësues nga OSBE dhe KEC, e të tjerë.

Me këtë rast u mbajt edhe turne sportiv në basketboll për vajzat dhe futboll për meshkujt e të dyja komuniteteve që veprojnë në shkollë si dhe dy valle njëra me motive shqiptare dhe tjetra boshnjake./GazetaePrizrenit.net

Fotografia e Jehona Krasniqi

Fotografia e Jehona Krasniqi

Asnjë koment

Comments are closed.