Mësimdhënësit e shkollave fillore dhe atyre të mesme të komunës së Prizrenit, por edhe kolegët e tyre nga ky rajon edhe sot kanë vazhduar grevën e nisur para dy jave nga SBASHK-u, në kërkim të rritjes së koeficientit të pagave të tyre.
Përfaqësuesit e këshillave grevist kanë thënë se mësuesit janë unik dhe këmbëngulës në realizimin e kërkesave të tyre.
Ata edhe pse kanë dalë në vendet e tyre të punës nuk mbajnë mësim, duke hyrë kështu në ditën e 12-të të grevës. /GazetaePrizrenit.net/