Shpikësi i ‘cut, copy and paste’ vdes
Tesler filloi të punonte në Silicon Valley në vitet 1960, në kohën kur kompjuterët ishin të paarritshëm për pjesën dërrmuese të njerëzve.
“Shpikësi i “cut/copy/paste/find & replace” dhe i shumë të tjerave ishte ish-kërkuesi shkencor i Xeroz, Larry Tesler”, shkroi kompania në Twitter. “Dita juaj e punës është më e lehtë falë këtyre të tij revolucionare”.
Tesler lindi në Bronx, New Yor, në 1945 dhe studio në Universitetin Stanford të Kalifornisë.
Pas diplomimit, ai u specializua në projektimin e ndërfaqes së përdoruesit, që i ka bërë sistemet kompjuterike më të lehta ën përdorim.
Ai punoi për një numër të madh firmash kryesore të teknologjisë gjatë karrierës së tij të gjatë. E nisi në Qëndrën Kërkimore Xerox Palo Alto para se Steve Jobs ta mbërthente atë për Apple, ku ai kaloi 17 vite dhe u bë shkencëtari kryesor.
Pasi u largua nga Apple, ai ngriti një “start-up arsimor”punoi për periudha të shkurtra në Amazon dhe Yahoo./SYRI.NET