Shtatë persona janë lënduar mbrëmë në aksidentin e trafikut, që ndodhi në magjistralen Prizren-Gjakovë, afër Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Landovicë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.
Në këtë aksident janë përshirë katër vetura me targa vendore.
Zyrtari i policisë Vesel Gashi, ka konfirmuar se shkak i aksidentit ka qenë mospërshtatje me rregullat në trafik, saktësisht mosrespektimi i mbajtjes së distancës
“Të lënduarve u është dhënë ndihma në spital dhe pastaj janë liruar, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të vogla materiale”, ka thënë ai.
Sipas policisë, ndonëse dita e djeshme ka qenë kryesisht e qetë sa i përket veprimeve kriminale, në rajonin e Prizrenit karakteristikë ka qenë numri i madh i aksidenteve, tetë sosh, të përcjella me të lënduar dhe dëme materiale. /GazetaePrizrenit.net/