26-04-2024

Shtatë të lënduar nga aksidenti i mbrëmshëm afër Landovicës së Prizrenit

Shtatë persona janë lënduar mbrëmë në aksidentin e trafikut, që ndodhi në magjistralen Prizren-Gjakovë, afër Varrezave të Dëshmorëve në fshatin Landovicë, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Në këtë  aksident janë përshirë katër vetura me targa vendore.

Zyrtari i policisë Vesel Gashi, ka konfirmuar se shkak i aksidentit ka qenë mospërshtatje me rregullat në trafik, saktësisht mosrespektimi i mbajtjes së distancës

“Të lënduarve u është dhënë ndihma në spital dhe pastaj janë liruar, ndërsa janë shkaktuar edhe dëme të vogla materiale”, ka thënë ai.

Sipas policisë, ndonëse dita e djeshme ka qenë kryesisht e qetë sa i përket veprimeve kriminale, në rajonin e Prizrenit karakteristikë ka qenë numri i madh i aksidenteve, tetë sosh, të përcjella me të lënduar dhe dëme materiale. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.