27-04-2024

Shtëpia e tyre i ngjason një kopshti: E reja nga Tropoja me dy fakultete ka shtatë fëmijë (Video)

29 vjecarja nga Tropoja, Ajlin Alfredaj ka sjellë në jetë 7 fëmijë. 4 shtatzënitë nuk e kanë penguar atë të rritet profesionalisht dhe momentalisht punon si juristë pranë Hipotekës së Bajram Currit.

Ajo ka përfunduar 2 fakultet e,një për drejtësi dhe një për edukim fizik, ndërsa këtë vit kërkon të nisë një master të dytë. Pavarësisht kësaj, Ajlini gjithmonë ka gjetur kohën për t’iu përshtatur familjes dhe karrierës.

Ndodhem në lumin Valbonë me familjen Alfredaj. Ajlin dhe Fredi janë prindër të 7 fëmijëve ata jetojnë në Fierzë të Bajram Currit.Më trego pak për familjen tënde të mrekullueshme.

AJLIN ALFREDAJ: Zoti më ka bekuar më 3 palë binjake dhe 1 tek. Binjakët e parë janë Rei dhe Rea 9 vjec. Binjaket e dyta janë Ajseli dhe Selma që mbushin 6 vjec. Ajla dhe Amelia janë binjaket e treta që mbushin 5 vjec, dhe Kenza është tek, 3 vjece.

Ajlin ciftet e reja sot kanë shumë që dashurinë e tyre ta kurorëzojnë me frutin e dashurisë, pra fëmijën. Thuhet se të sjellësh në jetë një fëmijë është përgjegjësi e madhe, po kur ke shtatë si është?

 

Asnjë koment

Comments are closed.