05-12-2024

Shtihet me armë në drejtim të dy personave në Rahovec, të dyshuarit të maskuar dhe me uniforma ushtarake

Në Rahovec jane raportuar të shtëna me armë zjarri, Rastin në polici e kanë paraqitur dy viktima, sipas te cileve derisa ishin duke bartur dru, dy persona të panjohur kanë shtënë me armë në drejtim të tyre.

Ata kanë deklaruar në polici se të dyshuarit ishin të maskuar dhe kishin të veshur uniforma të policisë.

“Njësitë policore i janë përgjigjur vendit të ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 gëzhoja të kalibrit 7.62mm” thuhet në raportin policor.

Teksa nuk raportohet të ketë të lënduar nga ky incident, policia bën të ditur se rasti është duke u hetuar.

Asnjë koment

Comments are closed.