25-04-2024

Shtyhet gjykimi ndaj të akuzuarit për vjedhje të 25 pulave dhe 4 gjela deti

Mungesa e të akuzuarit për vjedhje, Agim Çoçaj, ka bërë që të dështojë seanca e paraparë të mbahet sot, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, dega në Rahovec.

Lidhur me mungesën e të akuzuarit, gjykatësi Ilir Rashaka tha se nuk kanë prova se është ftuar në mënyrë të regullt, pasi nuk është kthyer fletkthesa, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në mungesë të tij, gjykatësi Rashkaj njoftoi për mos mbajtjen e seancës, duke shtuar se e radhës pritet të mbahet më 6 gusht 2020 në ora 11:00, për çka tha se palët do të ftohen me ftesa të rregullta.

Me aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Gjakovë, të ngritur më 17 dhjetor 2018, Agim Çoçaj akuzohet se me 9-10 nëntor 2018,  në kohë të pacaktuar, në rrugën “Aferdita Ukshini” në Rahovec, pikërisht në shtëpinë e të dëmtuarit Përparim Krasniqi, me qëllim që vetit t’i sjell përfitim pasuror të kundërligjshëm, ia merr pasurin e luajtshme të dëmtuarit.

Sipas aktakuzës, ngjarja kishte ndodhur në atë mënyrë që i pandehuri e shfrytëzon momentin e volitshëm, hynë në oborrin e të dëmtuarit dhe nga aty ka marr njëzet e pesë pula të shtëpisë dhe katër gjela deti (qura) dhe largohet në drejtim të panjohur.

Sipas aktit akuzues, i pandehuri me këtë veprim të dëmtuarit i shkakton dëm material në vlerë rreth 500 euro. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.