26-04-2024

Shtyhet gjyqi i Fjolla Morinës: Gjykata e Kukësit thotë se ultrazëri nuk mjafton për të dëshmuar shtatzëninë

Të martën është paraqitur para Gjykatës së Kukësit këngëtarja Fjolla Morina.

Ajo u arrestua të shtunën për shkak të një arme pa leje që u gjet në veturën e saj, ku po kalonte kufirin e Shqipërisë së bashku me dy shtetas të Kosovës.

Të martën ajo doli para Gjykatës së Kukësit e përcjell nga kamerat dhe gazetarët, ku nuk ka shprehur dëshirën që të prononcohet.

Lexo edhe:

Prizreni nën mesatare edhe për kujdesin primar shëndetësor (Dokument

Sipas gjykatës, ekografia (ultrazëri) nuk mjafton për të dëshmuar shtatzëninë e pretenduar të këngëtares.

Ndaj është kërkuar që në orën 13:00 të ftohet në sallën e gjyqit edhe gjinekologu i Spitalit të Kukësit për të treguar të vërtetën rreth kësaj.

Sipas ABC, ditën e djeshme prokuroria ka kërkuar “arrest me burg” për të, ndërkohë sot organi i akuzës ka kërkuar “arrest në shtëpi”, me shumë gjasë për faktin se Fjolla ka rezultuar shtatzënë pas kontrollit mjekësor.

Fjolla Morina u arrestua në Doganën e Morinës të shtunën së bashku me shoferin Fitim Muji dhe biznesmeni 29-vjeçar Fisnik Syla. /Telegrafi/

Asnjë koment

Comments are closed.