23-11-2024

Shukri Quni nga NS siguron edhe një mandat në Kuvendin e Prizrenit

Shukri Quni nga Nisma Socialdemokrate (NS) ka rezultuar të jetë më i votuari nga ky subjekt.

Ai pritet të vazhdojë të jetë pjesë edhe e përbërjes së re të Kuvendit Komunal, raporton Gazeta e Prizrenit.

Quni është ndër kuvendarët veteranë në KK. Gjatë përbërjes së fundit ai ishte një nga kritikët e rreptë të qeverisjes së kryetarit, Mytaher Haskuka.

Mbështetur në rezultatet e publikuara nga KQZ, nga numërimi i 97 % të votave, apo 214 vendvotimeve, del se NS është radhitur në vendin e pestë, pas VV-së, PDK, LDK-së dhe AAK-së.

NS ka marrë 3.231 vota apo 6.02 %. Kjo kuotë ia siguron tri vende në Kuvendin Komunal, ndërsa nga numërimi shpreson edhe për një ulëse tjetër. /GazetaePrizrenit.net

Lexo edhe :

Shaqir Totaj i PDK-së del i pari në Prizren pa votat e subjekteve në koalicion të VV-së

 

Asnjë koment

Comments are closed.