20-04-2024

Shyhrete Behluli ka për të thënë diçka pas publikimit të këngës për Nexhmije Pagarushën

Shyhrete Behluli e ka publikuar një foto me Nexhmije Pagarushën dhe i ka thënë disa fjalë.

Nexhmije Pagarusha sot e ka festuar ditëlindjen e saj të 86-të, shkruan lajmi.net.

Me këtë rast ajo ka pranuar urime të shumta dhe është organizuar një koncert për nder të saj ku kanë performuar disa nga emrat e njohur të skenës.

Ndër ta edhe Shyhrete Behluli me renë e saj Learta Jakupin të cilat e kanë kënduar këngën që e kanë realizuar me videoklip pikërisht për Nexhmije Pagarushën.

“Për ty Nexhmije” titullohet kënga e cila mori pëlqimin e publikut e pas përfundimit të koncertit Shyhrete Behluli i ka thënë disa fjalë.

“Publik i dashur me vjen mire qe edhe ju dashurine ndaj Nexhmijes po e ndani bashk me kengen tone.Ju faleminderit👏🏻😊”, ka shkruar ajo pranë një fotografie në Instagram./Lajmi.net/

Asnjë koment

Comments are closed.