Kjo sindikatë thekson nevojën e “përmirësimit të kushteve të mësimit si dhe pagat dinjitoze për mësimdhënësit”, si parakusht për arsim më cilësor.
Organizata amerikane NEA qysh nga viti i kaluar ka filluar të angazhohet së bashku me punëtorët e arsimit publik në “lëvizjen RED për Edukimin në shtete të ndryshme anembanë vendit tonë. Në këtë moment, lëvizja është e pranishme në Los Anxhelos, Kaliforni.Për të ofruar arsim cilësor për studentët, pagat e favorshme dhe kushtet e mira të të mësuarit janë investimet e nevojshme.
NEA i bën thirrje kreut të ekzekutivit për të gjetur zgjidhje së bashku me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës.
“Duke vënë në dukje diskutimet e vazhdueshme me SBASHK, ju inkurajoj që të investoni në studentët e Kosovës, duke përfshirë ofrimin e burimeve të përshtatshme për të siguruar paga të drejta për mësuesit”.
Organizata NEA ka 3 milionë anëtarë në gjithë Shtetet e Bashkuara të Amerikës njofton Klan Kosova.
Bashkangjitur gjeni letrën drejtuar kryeministrit, Ramush Haradinaj./klankosova