S’ka fitues, Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në “Fadil Vokrri”
Ndeshja e javës së 14-të në Superligën e Kosovës mes Prishtinës dhe Ballkanit, e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” u mbyll me rezultat te barabart 1:1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët me anë të lojtarit Tolaj.
Kurse goli i barazimit erdhi në pjesën e dytë në minutën e 61’të nga Leutrim Kryeziu.

Me nga një pikë, dy skuadrat janë të kënaqura – me Ballkanin që shkon në kuotën e 26 pikëve në pozitën e dytë, kurse Prishtina në pozitën e 4-të me 22 pikë./Indeksonline/