S’ka panik, CRS7 i lë golat për javën e katërt
Të gjithë po presin me padurim golin e parë zyrtar të Ronaldos me fanellën e Juventusit.
Sasuolo është mundësia e radhës në kampionat, ndërsa të mërkurën do të vijë edhe debutimi në Champions.
Gjithsesi, të gjithë te Juventusi janë optimistë, duke parë se edhe vjet me Realin ai u zhbllokua në javën e katërt dhe për të mos u ndalur më.
Ronaldo e mbylli kampionatin spanjoll në kuotën e 26 golave.
Nga ana tjetër, Sasuolo, ashtu si Kievo, Lacio dhe Parma kanë bërë gati “kafazin” për portugezin. Të shohim a do vijë zhbllokimi./rtk