30-04-2024

Skandal/ Dragashi detyron familjen e dëshmorit të paguajë tatimin në pronë, e kërcënon me përmbarues

Lirimi nga tatimi në pronë është e drejtë që e realizojnë familjet e dëshmorëve, familjet e të zhdukurve të UÇK-së, invalidët e UÇK-së, invalidët civil të luftës, familjet e viktimave civile të luftës që janë në gjendje të rëndë ekonomike.

Kundër kësaj po vepron Komuna e Dragashit. Së fundi komuna i ka dërguar “faturën e tatimit në pronë”, Elbasan Bahtijarit, djalit të dëshmorit të kombit, Ilmi Bahtijari nga fshati Blaq, raporton Indeksonline.

Në letrën e dërguar komuna i ka “rikujtuar për detyrimet e papaguara të tatimit në pronë”. Madje u ka ofruar edhe “mundësinë e lidhjes me kontratë për pagesë me këste”.

Në rast se nuk përmbushin detyrimet, komuna njofton se do t’ua pezullojnë shërbimet komunale si dhe propozimin për mbledhjen e detyruar të detyrimeve të papaguara përmes përmbaruesve.

Elbasani ka thënë se është i shokuar nga ky veprim derisa shton se çdo gjë është paguar në vitin 1999.

“I shokuar!!! Qfare obligim/tatimi deshironi te ju paguaj nje familje e Deshmorit kur qe 23 vite asnje cent nuk e ka paguar mbi tatimin ne prone, besoje se e ka paguar ne vitin 1999!!!.

Me e keqja e kesaj une as qe jam kontaktuar nga Komuna e Dragashit per kete shum e cila eshte mbledhur qe 7 muaj ku dhe eshte bere regjistrimi prej dates 24 Janar  2022, prej qe mandatin e ka marrur LDK un jam regjistruar ne kete liste, si ka mundesi qe familjes time i leshohet nje pesion mesatar dhe ne te njejten kohe ne menyra indirekte ti merret perseri. Turp Turp!!!”, thotë ai./Indeksonline/

Asnjë koment

Comments are closed.