26-04-2024

Sonte finalja e madhe Manchester City – Chelsea

Sonte do të zhvillohet finalja e madhe e garës më prestigjoze evropiane në nivel klubesh, Ligës së Kampionëve, ku ballafaqohen dy skuadrat e mëdha angleze, Manchester City dhe Chelsea.

Në stadiumin “Dragao” të Portos në Portugali, do të jenë të pranishëm rreth 17.000 tifozë të cilët do ta shohin nga afër kampionin e ri të Evropës për edicionin 2020/21.

Pep Guardiola mund të jetë pa lojtarin kryesor të këtij sezoni, mesfushorin Ilkay Gundogan, kurse Thomas Tuchel e ka skuadrën e kompletuar për këtë ballafaqim.

Ndeshja zhvillohet nga ora 21:00.

Manchester City: (4-3-3): Ederson; Ëalker, Stones, Dias, Cancelo; De Bruyne, Rodri, Gundogan; Mahrez, Silva, Foden

Chelsea: (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Silva, Rudiger; James, Kante, Jorginho, Chilëell; Ziyech, Mount; Werner

Asnjë koment

Comments are closed.