Komuna e Prizrenit me tre të vdekur, sot radhitet e dyta për nga numri i viktimave në vend, raporton Gazeta e Prizrenit.
Dy raste të tjera janë nga komuna e Rahovecit. Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk paraqitet lokaliteti i saktë i të vdekurve, pos komunës.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se gjatë kësaj kohe nga 14.284 testime, 1.894 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19
.Në këtë kontekst Prizreni ka 197 raste, Dragashi 7, Rahoveci 9 raste. /GazetaePrizrenit.net