Sot Ballkani ballafaqohet me Feronikelin
Sot Ballkani i Suharekës do të luaj si mysafir kundër ekipit të Feronikelit. Me dy ndeshjet e sotme vazhdon xhiroja e tretë e IPKO Superligës, ndërsa Ballkani i Suharekës luan si mysafir në Drenas, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.
Kjo ndeshje pritet me interesim nga suharekasit për të parë ecurinë e klubit, i cili në ndeshjen e parë startoi mirë në Prizren, kur si mysafirë mundi Lirinë 1:0, por një javë më pas ka humbur si nikoqir ndaj Llapit 0-3.
Ballkani është rikthyer në këtë rang garash, pas 8 vjetësh.
Ndeshja fillon në orën 16:45 në stadiumin ‘Rexhep Rexhepi’ në Drenas. Sipas njoftimeve nga klubi i Ballkanit, ajo do të transmetohet direkt edhe në Super Sport Kosova./GazetaePrizrenit.net/.