27-11-2024

Sot dëgjimi i përgjithshëm publik për buxhetin e vitit 2020, të Komunës së Prizrenit

Komuna e Prizrenit në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020, sot paradite në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Prizrenit, do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020.

Dëgjimi që fillon nga ora 10:00 është i hapur për të gjithë qytetarët, me qëllim të angazhimit të tyre në procesin e hartimit të buxhetit, transparencës, gjithëpërfshirës dhe llogaridhënies ndaj qytetarëve, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.

Ndryshe ky është dëgjimi i pestë në kuadër të hartimit të buxhetit për vitin 2020, përfshirë katër (4) sosh të mbajtura në fshatrat kryesore të rajoneve të kësaj ane, që nisën nga data 19 gusht.

Komuna e Prizrenit për vitin 2020 do të ketë buxhet prej 50,901,457€, prej së cilës 43,341,162 € janë nga granti qeveritar dhe 7,560,295€ të tjera nga të hyrat vetanake.

“Në krahasim me vitin 2019, për vitin 2020 Komuna e Prizrenit do të ketë 7.32% rritje të buxhetit të përgjithshëm”, thuhet në një njoftim të saj. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.