06-05-2024

Sot Folk grupi nga SHBA-të do të interpretojë në qendër të Prizrenit

Interpretuesit amerikanë janë duke vizituar Kosovën në kuadër të një programi të mbështetur nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë në partneritet me Zërat e Amerikës – Muzika Amerikane Jashtë Vendit.

Nga 3 deri më 8 prill ky grup nga Oklahoma do të mbajë koncerte publike dhe punëtori për nxënës në tërë Kosovën. Aktivitetet e tyre përfshijnë edhe një koncert të caktuar për të enjten më 4 prill nga ora 13:30 në qendër të Prizrenit.

Koncerti është i hapur për publik dhe mediume. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.